Ideja nga Shqipëria “Kultivimi i Shafranit” fiton në Konkursin Rajonal “Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta”
29/Kor/16
Tre fituesit e konkursit kombëtar Ide të Gjelbërta 2016 organizuar nga Partnerët Shqipëri, morën pjesë në konkursin e përvitshëm rajonal “Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta” që u zhvillua në 28-29 korrik në Serbi.
Në fund të konkurimit të 15 ideve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ideja nga Shqipëria “Kultivimi i Shafranit” u shpall një ndër tre idetë fituese në nivel rajonal.
Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta është një program i Balkan Green Foundation i mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund i cili synon të stimulojë dhe inkurajojë ide të gjelbërta biznesi në vendet e Ballkanit Perëndimor.