Kampet e biznesit me nxënësit e shkollave profesionale në Tiranë dhe Shkodër
18/Jan/16
Në datat 3-4 dhe 10-11 dhjetor, Partnerët Shqipëri organizoi Kampe Biznesi me nxënësit e shkollave profesionale Gjergj Canco në Tiranë dhe Arben Broci në Shkodër. Gjatë Kampeve, të rinjtë u trajnuan mbi zhvillimin e ideve të biznesit që mund të jenë konkurruese në treg, si dhe në përgatitjen e prezantimeve për të shitur idetë e tyre tek investitorët potencialë.
Këto kampe janë pjesë e iniciativës së Partnerëve Shqipëri Sipërmarrësit e Rinj të Shqipërisë, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.