Këshillat bashkiakë miratojnë planet strategjike antikorrupsion
Për më shumë se një vit Partnerët Shqipëri punoi me Koalicionet Udhëheqëse dhe stafin e bashkive Elbasan, Berat dhe Fier për të hartuar Planet Strategjike Antikorrupsion 2017 – 2019 në bashkitë përkatëse. Pas formulimit të vizionit dhe objektivave strategjikë, grupet e punës në secilën bashki punuan për hartimin e një plani veprimi konkret që do të zbatohet në bashkëpunim me aktorë të tjerë, për përmirësimin e performancës së bashkive në kryerjen e aktiviteteve të identifikuara si më të prekshme ndaj korrupsionit.
Në muajin mars 2017, Plani Strategjik Antikorrupsion u miratua nga këshillat bashkiakë respektivë në bashkitë e Elbasanit dhe Beratit, ndërkohë që pritet të miratohet edhe në bashkinë Fier.
Kjo iniciativë e Partnerëve Shqipëri në bashkitë Fier, Elbasan dhe Berat u zhvillua në kuadër të Programit të Partneritetit Urban të Bankës Botërore – Austri “Qeverisje Urbane/ Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore”.
Vendimi i Këshillit Bashkiak Berat | Shkarko |
Vendimi i Këshillit Bashkiak Elbasan | Shkarko |