Këshillimi i Karrierës – Rruga për punësimin e të rinjve

Në Qershor, Partnerët Shqipëri, pjesë e konsortiumit zbatues të RISIALBANIA së bashku me Helvetas, startoi iniciativën më të re që synon futjen e shërbimit të këshillimit të karrierës në nivel bashkie nëpërmjet mobilizimit të të rinjve. Qëllimi kryesor i ofrimit të Shërbimit të Këshillimit të Karrierës në nivel vendor është targetimi i të rinjve për t’i mbështetur ata në zgjedhjet e tyre mbi edukimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional.

Si fillim, iniciativa është përqëndruar në 9 qytete ku janë mobilizuar 28 organizata lokale të organizuara në 9 koalicione, nga një çdo qytet.

Njihuni më shumë përmes Broshurës informuese mbi këtë iniciativë.

KËSHILLIMI NË KARRIERË - NJË MODEL SHËRBIMI PËR TË RINJTË NË NIVEL VENDOR Shkarko