KODI I STANDARDEVE PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE NË SHQIPËRI: NJË PRAKTIKË VETËRREGULLUESE PËR MIRËQEVERISJE, TRANSPARENCË DHE LLOGARIDHËNIE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS 

Pas një procesi aktiv gati dy-vjeçar konsultimi dhe bashkëpunimi midis organizatave të shoqërisë civile në të gjithë vendin, kemi kënaqësinë të njoftojmë krijimin e Kodit të Standardeve (KS) të Organizatave Jofitimprurëse në Shqipëri.

Kodi i Standardeve prezanton një mekanizëm vetërregullues për sektorin, duke synuar të përmirësojë efektivitetin e punës së organizatave jofitimprurëse, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien.  Ai është një tërësi parimesh dhe angazhimesh mbi mënyrën se si organizatat zhvillojnë veprimtarinë e tyre, si ato qeverisen, manaxhojnë burimet, janë transparente dhe llogaridhënëse me të gjithë grupet e interesit, si ndërtojnë marrëdhëniet me mbështetësit dhe donatorët, si manaxhojnë konfliktin e interesave, etj.

Konceptuar si kontribut i sektorit për sektorin, Kodi është një praktikë e ngritur dhe bazuar në përvoja dhe modele ndërkombëtare e rajonale të standardeve për organizatat e shoqërisë civile sikurse ajo e Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Standardit Global për Përgjegjshmërinë e OSHC-ve.Grupi i punës i përbërë nga 16 organizata të shoqërisë civile, punuan dhe përshtatën më tej Kodin e Standardeve me dinamikën e zhvillimit të sektorit jofitimprurës në Shqipëri dhe hartuan Kodin e Standardeve si dhe një kornizë të zbatimit që mundëson monitorimin dhe vet-vlerësimin e organizatës.

Si një mekanizëm vetërregullues që ndërmerret me vullnetin e lirë të OJF-ve, KS është një mjet që nxit të mësuarit dhe ndryshimin, forcon marrëdhënien me partnerët e grupet e interesit si dhe rrit legjitimitetin dhe besueshmërinë e OSHC-ve.

Ftojmë të gjitha organizatat e interesuara të bëhen pjesë e Kodit, të njihen me procesin e anëtarësimit këtu

Anëtarët e parë të Kodit

Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS
Shoqata Internacionale Për Solidaritetin
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri -Birn Albania
Albanian Disability Rights Foundation
Linja e Keshillimit për Gra dhe Vajza
SCI – Social Contract Institute
Tirana Legal Aid Society (TLAS)
Center ACT for SOCIETY
IDM Albania
Pertej Barrierave
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Të ndryshëm dhe të barabartë
Udhëtimi i Lirë
Gender Alliance for Development Center (GADC)
REC Albania