Komente dhe rekomandime drejtuar institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Udhëzimit Nr. 27, datë 13.9.2023 Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Udhëzimin Nr.6, datë 30.1.2015, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Partnerët Shqipëri ka ndjekur me vëmendje procesin e zbatimit të Udhëzimit Nr. 27, datë 13.9.2023 Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Udhëzimin Nr.6, datë 30.1.2015, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.

Duke qënë se në vlerësimin tonë procedura e paraqitur në udhëzim prezanton probleme madhore që e bëjnë të pamundur zbatimin e saj në praktikë, bazuar edhe në shqetësimet e ardhura nga sektori, në datë 26 Shkurt 2024, PSH u dërgoi një letër me komente dhe rekomandime të gjitha institucioneve përgjegjëse, dhe për dijeni ambasadave dhe agjencive kryesore të ndihmës së huaj, që kanë marrëveshje donacioni/granti me Republikën e Shqipërisë në të cilat parashikohet që fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime në Shqipëri dhe që janë subjekt i këtij Udhëzimi.

Në përgjigje të letrës, PSH ka komunikuar me Ministrinë e Financave, SASPAC dhe DPT lidhur me këtë çështje, të cilat kanë përforcuar vlerësimin tonë për pamundësinë e zbatimit të procedurës në praktikë.

Në datë 20 maj, PSH dërgoi një letër të dytë për të parashtruar një seri vështirësish që e bëjnë praktikisht të pamundur zbatimin e Udhëzimit Nr. 27, datë 13.09.2023.

Ne vijojmë të mbetemi të angazhuar në punën tonë advokuese për të adresuar problematikat lidhur me këtë çështje dhe do të mbajmë të informuar të gjithë aktorët e interesuar për zhvillimet e reja.