Konferenca “Ndryshimet në hapësirën qytetare dhe qëndrueshmëria e aksionit civil”
Gjatë konferencës u ndanë eksperienca nga vendi, rajoni dhe më gjerë në nivel global, nga puna me sektorin e shoqërisë civile dhe zbatimi i inicativës “RESILIENCY+! Rritja e adaptueshmërisë së organizatave të shoqërisë civile, në ndryshimet e hapësirës qytetare”.
Ekspertë të ftuar dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile sollën eksperiencat e tyre duke u ndalur tek impakti i këtij procesi në mjedisin organizativ si dhe sfidat e brendëshme dhe të jashtme me të cilat organizatat përballen.
Përfaqësues të institucioneve qeverisëse, Kuvendit dhe komunitetit të donatorëve sollën perspektivën e tyre mbi çfarë ata mund të bëjnë për të ofruar bashkëpunim dhe mbështetje efektive për OSHC-të dhe aktivistët.
Vizitoni një galeri me foto nga ky event
Raporti i Konferencës | Shkarko |