Konferenca përmbyllëse e projektit WISEs4Youth – “Politikat Mbështetëse për Iniciativat e Sipërmarrëseve të Rinj Social në Ballkanin Perëndimore dhe më gjerë”

Konferenca është e hapur për publikun

WISEs4Youth është një projekt Erasmus+ i BE-së që solli së bashku 5 partnerë nga Ballkani Perëndimor, (Kroacia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Sllovenia), dhe ka për qëllim organizimin e  aktivitete të trajnimit dhe të lëvizshmërisë për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse sociale,  duke synuar sipërmarrësit e  rinj (potencial) social në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca përmbyllëse e projektit WISEs4Youth do të fokusohet fillimisht në prezantimin e politikave mbështetëse të BE-së për sipërmarrjet sociale të të rinjve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në prezantimin e iniciativave ekzistuese kombëtare dhe lokale dhe masave mbështetëse drejt sipërmarrjes rinore dhe zhvillimit të ekonomisë sociale në përgjithësi.

Së dyti, rezultatet e projektit dhe produktet e përgatitura do të prezantohen së bashku me rekomandimet e politikave.

Së fundi, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e të rinjve  dhe eksperiencën e tyre nga pjesëmarrja në programet e trajnimit dhe vizitat studimore në WISE (Sipërmarrje Sociale që kanë në fokus Integrimin në Punë) dhe sipërmarrje sociale të tjera.

Takimi do të zhvillohet në prezencë dhe në Zoom. Vetëm pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin linkun e Zoomit përpara takimit.

Adresa: Salla “La Maison Amazone” “Marie Popelin” në Rue du Méridien 10, 1210 Bruksel, Belgjikë.

Regjistrohuni këtu për të marrë pjesë në konferencë: https://shorturl.at/qwJNW

Lexoni më shumë rreth projektit WISEs4Youth:

https://www.partnersalbania.org/News/wises4youth/

———————————

“WISEs4Youth” është një projekt i programit Erasmus+, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, i zbatuar nga: European Network of Social Integration Enterprises (ENSIE) në Belgjikë; Act Group (AG) në Kroaci, Sent-Slovenian Association for Mental Health (SENT) ne Slloveni, Initiative for Development and Cooperation  (IDC) në Serbi, Community Development Institute (CDI) në Maqedoninë e Veriut, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSH) në Shqipëri.