Konferenca “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Margjinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale”

Partnerët Shqipëri organizoi më 20 Prill 2016 në Tiranë Konferencën “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Margjinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale”.

Në vijim të angazhimit dhe kontributit që Partnerët Shqipëri ka ofruar që në fillesat e diskutimit publik, promovimit të praktikave të para dhe mbështetjes së sipërmarrjeve sociale në vend, kjo konferencë solli së bashku përfaqësues nga ministritë e linjës, institucionet akademike, agjencitë e zhvillimit e donatorë, sipërmarrjet sociale, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe aktorë të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në vend.

Në konferencë u prezantuan gjetjet e studimit “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Margjinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale” në Shqipëri dhe Maqedoni, duke ofruar një vështrim të përgjithshëm të ndërmarrjeve sociale, karakteristikave të zhvillimit të tyre, shtrirjes, si dhe mundësive për punësimin dhe integrimin e grupeve të margjinalizuara.

Pjesë e prezantimit dhe diskutimeve në konferencë ishin edhe perspektivat dhe praktikat e ndryshme të zhvillimit të kuadrit ligjor dhe praktik në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Margjinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale”, zbatuar në tre vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, mbështetur nga Programi Rajonal për Promovimin e Kërkimit Shkencor (RRPP).

Vizitoni këtu një foto galeri nga ky aktivitet.

baner2

Programi i Konferencës Shkarko