Konferenca “Solidariteti në kohë krizash”

Në 26 shtator, në Beograd u organizua konferenca përmbyllëse e projektit #FestojmëSolidaritetin, ku organizatat partnere prezantuan Festivalet e Solidaritetit që u organizuan në Poloni, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni. Erila Haska, Manaxhere Projekti e PSH prezantoi gjithashtu edhe gjetjet nga puna kërkimore e zhvilluar në gjashtë shtetet pjesëmarrëse, mbi të rinjtë dhe perceptimin e tyre ndaj solidaritetit.

Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të medias, shoqërisë civile, të rinj e aktorë të tjerë. Një panel i veçantë diskutimi në këtë aktivitet ishte i përbërë nga përfaqësues të spikatur të medias në Shqipëri, Maqedoni e Serbi.

E ftuar nga Shqipëria ishte Znj. Orinda Huta, prezantuese dhe autore e disa programeve në TV Vizion Plus e cila foli për rolin e medias në promovimin dhe mbështetjen e kauzave sociale në Shqipëri, si dhe u ndal në disa iniciativa individuale në këtë drejtim.

IMG-20170926-WA0003    Media_panel


Projekti “Festojmë solidaritetin” u zbatua nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni.  Projekti u mbështet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian. 

Raporti i Konferencës Shkarko