Konferencë Kombëtare “Krijimi i një Mjedisi Mundësues dhe Ngritja e Kapaciteteve për Zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri”, 2 mars 2016

Partnerët Shqipëri organizoi në datën 2 mars 2016 Konferencën Kombëtare “Krijimi i një Mjedisi Mundësues dhe Ngritja e Kapaciteteve për Zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri”.

Gjatë konferencës u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet nga Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2015. Matja e kuadrit ligjor dhe praktik mundësues për zhvillimin e shoqërise civile, bazohet në parimet dhe standartet kryesore ndërkombëtare. Në fokus të diskutimeve ishte krijimi i një mjedisi mundësues dhe bashkëpunimi i OSHC-ve me institucionet shtetërore në Shqipëri dhe vendet anëtare të BE-së.

Monitorimi i mjedisit mundësues për shoqërinë civile mbështetet nga Bashkimi Evropian, Balkan Trust for Democracy dhe Olof Palme International Center në Shqipëri përmes financimit të Qeverisë Suedeze.

Në konferencë u prezantua Akademia e OJF-ve, një program inovativ i Partnerëve Shqipëri për ngritjen e kapaciteteve të drejtuesve të OJF-ve shqiptare për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit.

Një pjesë e aktiviteteve të Akademisë së OJF-ve po zbatohen në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center në Shqipëri përmes financimit të Qeverisë Suedeze dhe Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës Sllovake.

Pjesëmarrës në këtë event ishin përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, komunitetit donator dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri dhe Sllovaki.

Vizitoni këtu një galeri fotosh nga ky aktivitet.