Konkursi “Risi Turistike” për rajonin e Gjirokastrës
15/Jan/16
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Industria Shqiptare e Turizmit, me mbështetjen e Projektit RisiAlbania organizon konkursin e dytë kombëtar të quajtur“Risi Turistike” për rajonin e Gjirokastrës.
Nëse keni ide inovative për zhvillimin e produktit turistik, ky është shansi juaj për të marrë pjesë në konkurs.
Për më shumë informacion mbi procesin dhe dokumentacionin klikoni këtu: http://risialbania.al/my-risi/call-for-proposals/
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 11 janar 2016.