Konsultim publik mbi aktet nënligjore të Ligjit “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”

Partnerët Shqipëri ka hapur një proces konsultimi publik në lidhje me aktet nënligjore të Ligjit Nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”. Të gjitha institucionet publike e private, si dhe individë e grupe interesi janë të mirëpritur të dërgojnë komentet e sugjerimet e tyre.

Ligji nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” u miratua në 2 Qershor 2016. Ky Ligj i shtrin efektet juridike prej datës 1 tetor 2016, me përjashtim të detyrimeve të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji, për sinjalizimin e brendshëm për subjektet private, që fillojnë të zbatohen nga data 1 korrik 2017.

Ligji ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik e privat, mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës si dhe nxitjen e sinjalizimit të veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit.

Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në rolin e tij si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze në Tiranë, po punojnë së bashku për zbatimin e legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve duke përmirësuar mekanizmat ligjorë e masat politikë-bërëse në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit si dhe fuqizimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtyre mekanizmave.

Njihuni me përmbajtjen e secilit dokument duke klikuar në linkun Shkarko dhe nëse keni komente apo sugjerime klikoni linkun Sugjero/Komento për të shkarkuar fletën e komenteve të cilën mund të na e dërgoni me email të plotësuar sipas udhëzimeve përkatëse.

Ju lutemi dërgoni komentet tuaja deri në datën 30 gusht 2016.

 

 

Udhëzim “Për Strukturën, Kriterët e Përzgjedhjes dhe Trainimin e Punonjësve të Njësisë Përgjëgjëse në Subjektet Private në Zbatim të Ligjit Nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”

 shkarko_korrik                     komento_korrik                    

 

Rregullore E ILDKPKI –së Për Hetimin Administrativ të  Kërkesës së Sinjalizuesit për Mbrojtjen nga Hakmarrja

 shkarko_korrik                     komento_korrik

 

Rregullore e Brendshme e ILDKPKI-së Për Hetimin Administrativ të Sinjalizimit dhe Mbrojtjen e Konfidencialitetit

 shkarko_korrik                     komento_korrik

 

Udhëzim “Për Kushtet, Kriteret e Përpunimit dhe Kohën e Mbajtjes së të Dhënave Personale në Zbatim të Ligjit Nr.60/2016”

 shkarko_korrik                     komento_korrik