Konsultime Publike për Pregatitjen e Programit të Qeverisë së Shqipërisë –OKB për periudhën 2017-2021

Partnerët Shqipëri organizoi një seri konsultimesh publike në kuadër të përgatitjes së Programit Qeveri e Shqipërisë – OKB për periudhën 2017-2021. Takimet konsultuese u organizuan në Tiranë, Shkodër dhe Korçë me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, pushtetit lokal, sektorit privat, medias dhe grupeve të ndryshme të interesit si fëmijët dhe të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara, romët dhe komunitetet egjiptiane, etj.

Gjatë periudhës qershor-korrik 2015 u organizua raundi i parë i konsultimeve në kuadër të përgatitjes së Vlerësimit të Përbashkët të Vendit, që ka dhënë një bazë analitike mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale në vend. Gjatë muajit shtator u organizua raundi i dytë i konsultimeve për të identifikuar prioritetet strategjike të zhvillimit dhe planifikimin e mbështetjes së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

 

shkoder_UN    korce