Lancimi i projektit “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive”

Projekti “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive” zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Kjo iniciativë synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut, rritjes së aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare dhe ofrimit të shërbimeve në të mirë të komuniteteve lokale.

Përmes projektit Partnerët Shqipëri po punon për fuqizimin e kapaciteteve të OJF-ve për të identifikuar modele të reja biznesi në funksion të gjenerimit të të ardhurave duke siguruar qëndrueshmëri financiare, pavarësi nga burimet e zakonshme të financimit nga donator dhe institucione, si dhe për të gjetur mënyra të reja për një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë.

 

9 dhjetor2Më 9 Dhjetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan lancoi hapjen e Programit “Roli mbikqyrës dhe advokues i shoqërisë civile.” Aktiviteti mblodhi së bashku më shumë se tetëdhjetë përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile. Programi synon forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile lokale për të mbajtur qeverinë të përgjegjshme dhe për të advokuar për prioritet kyçe të vendit.

 

Foto: Ambasada e ShBA në Tiranë