LEVIZALBANIA SHPALL THIRRJEN PËR APLIKIME Nr.2
LevizAlbania vijon inkurajimin e Organizatave Jo Fitimprurëse, individëve dhe grupimeve të tyre me qëllim nxitjen e ndryshimit përmes aksionit qytetar dhe forcimin e ndjenjës komunitare.
LevizAlbania, është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri. Në këtë kuadër, LevizAlbania shpall Thirrjen e Dytë për Aplikime.
Organizatitat Jo Fitimprurëse, individët dhe grupimet e tyre ftohen të aplikojnë përmes KONCEPT-IDEVE në dy drejtimet e përcaktuara nga LevizAlbania:
- Advokaci dhe lobim për përmirësim, ndryshim apo zbatim të sukseshëm të politikave vendore përmes rritjes së përgjegjshmërisë së përfaqësuesve të institucioneve publike
- Rritja e llogaridhënies së zyrtarëve vendore të zgjedhur dhe të emëruar
Afati i fundit i dorëzimit të koncept-ideve është data 18 maj 2016, ora 17.00.
Klikoni linkun më poshtë për t’u njohur më gjerësisht me thirrjen si dhe për të shkarkuar dokumentat e nevojshëm për aplikim.
http://www.levizalbania.al/slideshow_item/levizalbania-shpall-thirrjen-per-aplikime-nr-2/