Lëvizja Rinore – Një Faqe e re për Komunitetet Lokale

Lëvizja Rinore – Një Faqe e re për Komunitetet Lokale është nisma më e re e Partnerëve Shqipëri në kuadër të programit VASS të LevizAlbania. Kjo iniciativë katër vjeçare që nisi në vitin 2019, synon të krijojë një lëvizje të të rinjve në të gjithë Shqipërinë, duke i edukuar ata me një sens vullnetarizmi, aktivizmi dhe përgjegjësie, si dhe forcimin e marrëdhënieve midis të rinjve dhe komuniteteve lokale drejt një demokracie më të fuqishme. Gjatë 4 viteve, PSH do të organizojë në 12 qytetet kryesore të Shqipërisë, 24 kampe me gjimnazistë. Të rinjtë që marrin pjesë në këto kampe do të ndërtojnë aftësitë e tyre se si të identifikojnë dhe zhvillojnë nisma komunitare. Youth Speak out do të jetë një aktivitet vjetor në formatin TEDX, i cili do të promovojë aktivizmin dhe do të krijojë modele midis të rinjve, të frymëzuar nga puna e bashkëmoshatarëve të tyre. Në këtë event të rinjtë që do të hartojnë dhe zbatojnë nisma si pjesë e kampeve, do të ndajnë historitë e tyre të suksesit para një audiencë të përbërë nga të rinj por edhe vendimmarrës në nivel vendor.

Katër kampet e para 4 ditore u zhvilluan gjatë muajve janar – shkurt 2020 me pjesëmarrjen e 80 të rinjve, nxënës të 4 shkollave të mesme të përgjithshme të Vlorës dhe Shkodrës. Gjatë kampeve, të rinjtë pjesëmarrës zhvilluan 16 iniciativa komunitare dhe i prezantuan ato përpara një jurie profesionistësh, përfaqësues të pushtetit vendor, OJF-ve lokale dhe shkollave përkatëse, e cila përzgjodhi 4 projektet fituese që po zbatohen aktualisht nga të rinjtë.

“Lehtësia e informimit dhe mundësia e argëtimit vetëm “Një Radio” larg nesh – projekti fitues në Shkodër zhvilluar nga nxënësit e gjimnazit “Oso Kuka”. Kjo nismë synon të rrisë aktivizimin e të rinjve, përmes instalimit të një radioje duke kontribuar në informim, edukim, promovim të talenteve brenda shkollës si dhe përfshirjen e tyre në nisma komunitare.

“Të pastrojmë pyllin e Sodës!” – projekti fitues në Vlorë zhvilluar nga nxënësit e gjimnazit “Jani Minga”, ka si qëllim reduktimin e mbetjeve të pyllit të Sodës nëpërmjet mobilizimit të vullnetarëve nga shkolla dhe komuniteti përreth për realizimin e katër aksioneve të pastrimit.

Të gjithë së bashku për përmirësimin e kushteve mësimore dhe ambientet e shkollës “Ibrahim Kushta – projekti fitues në Vlorë zhvilluar nga nxënësit e gjimnazit “Ali Demi”, ka si qëllim aktivizimin e të rinjve dhe komunitetit të gjerë për të kontribuar në përmirësimin e kushteve mësimore në një shkollë rurale.

“Harta e Librit” projekti fitues në Shkodër –  zhvilluar nga nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” ka si qëllim krijimin e një website për hartëzimin e librave në bibliotekat publike edhe private të qytetit të Shkodrës, për të lehtësuar aksesin e të rinjve veçanërisht atyre në zonat rurale dhe urbane në gjetjen e tyre. Gjithashtu pjesë e këtij website do të jete rubrika “Audiobooks”, me libra të regjistruar nga vetë nxënësit, për të sjellë më afër librin tek personat që nuk shikojnë.

 

 

Si pjesë e Javës së Demokracisë Vendore 2020, Partnerët Shqipëri organizoi eventin “Të rinjtë flasin” me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkolla të mesme të përgjithshme në vend, pushtetit vendor dhe shoqërisë civile. 20 të rinjtë e katër grupeve fituese, pjesë të Kampeve Rinore, ndan me të ftuarit eksperienat e tyre mbi zbatimin e iniciativave komunitare në qytetin e Vlorës dhe Shkodrës.

 

 

Kampet e të rinjve u rikthyen sërish gjatë muajve tetor – nëntor 2020, me pjesëmarrjen e 80 nxënësve të shkollave të mesme të qyteteve Durrës, Pogradec, Elbasan dhe Tiranë. Idetë fituese nga të rinjtë pjesëmarrës në këto kampe ishin:

Idete fituese për këtë vit akademik janë:

 

 

 

Broshura e projektit “Të pastrojmë pyllin e Sodës!” Shkarko