Manaxhimi Financiar i Organizatave Jo-Fitimprurëse

 

Në kuadër të punës së saj për krijimin e një mjedisi mundësues për organizatat e shoqërisë civile, Partnerët Shqipëri ka rifreskuar Manualin e Manaxhimit Financiar të Organizatave Jo-Fitimprurëse, një botim i hershëm i Partnerëve Shqipëri në mbështetje të punës së organizatave.

Manuali përmban njohuri rreth koncepeve bazë të manaxhimit financiar, një pasqyrë të plotë mbi sistemet e kontabilitetit dhe të raportimit, kontrolleve të brendshme, proçesit të buxhetimit, analizave financiare dhe sistemit të taksave që aplikohet nga shteti ndaj OJFve.

Botimi i rifreskuar sjell ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor e fiskal që rregullon aktivitetin e OJF-ve si dhe i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të sektorit. Kontaktoni me zyrën e Partnerëve Shqipëri për të marrë kopje të botimit.

 

Në qershor Partnerët Shqipëri zhvilloi disa  takime rajonale në Tiranë dhe Elbasan,  me financierë dhe drejtues të organizatave, për të diskutuar e konsultuar me OJF-të rreth çështjeve që trajtohen në manual, si dhe për t’i informuar ata rreth zhvillimeve të kuadrit fiskal ligjor e praktik.

DSC02871 - Copy  IMG-20160610-WA0004  DSC02949+

Kjo iniciativë e Partnerëve Shqipëri në ndihmë të organizatave të shoqërisë civile, për një planifikim dhe manaxhim efiçent të burimeve financiare si dhe për ngritjen e sistemeve efektive te monitorimit dhe kontrollit financiar, mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.