Masa lidhur me situaten Covid-19
Gjeni në vijim informacione mbi masat e marra në kushtet e pandemisë COVID-19
Në këto ditë të vështira të emergjencës së shkaktuar nga Covid-19, të gjithë përfituesit nga skemat tona të financimit dhe në përgjithësi organizatat e shoqërisë civile, ju inkurajojmë të përdorni kanalet alternative për veprime të përditshme në bankat e nivelit të dytë si :
- Digital Banking – për pagesa dhe transferta parash;
- Bankomatet (ATM) – për tërheqje parash ;
- Kartat e Debitit dhe Kreditit – për blerje me zero Komision në çdo POS në Shqipëri;
- Contact Center
Të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend ju mundësojnë që të kryeni nëpërmjet Digital Banking të gjitha transaksionet e mëposhtme:
- Transferta parash brenda dhe jashtë vendit
- Pagesa faturash për energjinë elektrike, ujin, internetin
- Rimbushje celulari dhe aktivizimin e paketave
- Këmbime Valutore
- Hapje llogarish rrjedhëse, kursimi apo edhe depozita
- Pagesë e kartës së kreditit tuaj apo të afërmëve tuaj
- Pagesë taksash dhe doganash
Këtu do të gjeni informacion të përditësuar në lidhje me oraret e funksionimit dhe vendndodhjen e sporteleve të Bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë.
DISA NGA VENDIMET DHE AKTET NORMATIVE ME TE FUNDIT – Marrë nga Qendra e Publikimeve Zyrtare
- AKT NORMATIV Nr. 29, datë 15.7.2020 “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTAADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONITTË SHKAKTUAR NGA COVID-19”
- VKM Nr. 387, datë 13.5.2020 “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ose shoqërive tregtare për të mundësuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar të ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19…….
#Rrinështëpi