Mjedis Mundësues – OSHC të Qëndrueshme
Në vijim të punës së saj për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, Partnerët Shqipëri po zbaton një iniciativë e cila synon të kontribuojë në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe trajtimit fiskal të OJFve.
PSh po punon për përgatitjen e një raporti që do të ofrojë një pasqyrë të plotë të kuadrit ligjor dhe zbatimit të tij në praktikë, si dhe do të ofrojë rekomandime konkrete për trajtimin fiskal të OJFve.
Gjatë periudhës janar – mars, PSh kreu një rishikim gjithëpërfshirës të kuadrit ligjor në Shqipëri në lidhje me trajtimin fiskal të organizatave jofitimprurëse, duke konsultuar një gamë të gjerë burimesh përfshirë: të dhëna dhe raporte të publikuara nga institucione shtetërore, raporte të ndryshme të shkruara nga shoqëria civile në Shqipëri apo organizatat ndërkombëtare si dhe burime ndërkombëtare për të krahasuar trajtimin fiskal në vend me praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare.
Partnerët organizoi disa konsultime rajonale me përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse në Tiranë, Vlorë dhe Kukës për të diskutuar eksperiencën dhe marrë opinionet e tyre mbi çështjet që lidhen me trajtimin fiskal të sektorit.
Kjo iniciativë mbështetet nga IBON International nëpërmjet CSO Partnership for development Effectiveness (CPDE) në kuadër të programit “Avokim për Mjedisin Mundësues të OSHC-ve”.