Monitorimi i Partneritetit Global për Bashkëpunim Efektiv për Zhvillim-Partneriteti i Busanit

Shqipëria merr pjesë për të tretën herë në procesin e Monitorimit të Partneritetit Global për Bashkëpunim Efektiv për Zhvillim-Partneriteti i Busanit.

Partneritetit Global për Bashkëpunim Efektiv për Zhvillim u krijua në Forumin e Katërt të Nivelit të Lartë për Efektivitetin e Ndihmës së Huaj, në Busan, në vitit 2011 me pjesëmarrjen e 163 shteteve, ndër të cilat dhe Shqipëria. Ai synon të masë progresin e zbatimit të angazhimeve mbi bashkëpunimin efektiv për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm. Kuadri monitorues i tij përbëhet nga 10 indikatorë monitorimi, të cilët kanë në fokus forcimin e institucioneve të vendeve në zhvillim, rritjen e transparencës dhe parashikueshmërinë e zhvillimit të bashkëpunimit, forcimin e barazisë gjinore si dhe mbështetjen për përfshirjen më të gjerë të shoqërisë civile, politikë-bërësve dhe sektorit privat në përpjekjet për zhvillim.

Partnerët Shqipëri është pikë fokale për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri për monitorimin e Indikatorit 2: Organizatat e Shoqërisë Civile veprojnë në një mjedis i cili maksimizon angazhimin dhe kontributin e tyre në zhvillim. 

Për të siguruar një proces sa më gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e sa më shumë OJF-ve, Partnerët Shqipëri fton organizatat e shoqërisë civile të japin kontributin e tyre përmes plotësimit të këtij pyetësori.

Vlerësojmë dërgimin e pyetsorit brenda datës 8 tetor, në adresën kkeruti@partnersalbania.org

Ju falenderojmë paraprakisht për kohën dhe kontributin tuaj!

Pyetsor për Monitorimin e Indikatorit 2 të Partneritetit Global për Bashkëpunim Efektiv për Zhvillim Shkarko