Mundësi e Re: Thirrje për pjesëmarrje në Programin ‘WB SEA Social Economy Lab’

Në kuadër të projektit ‘Western Balkans Youth Social Economy Alliance’ (WB SEA) ku Partnerët Shqipëri është nga organizatat partnere, hapet thirrja për aplikime për pjesëmarrje në programin “WB SEA Social Economy Lab”.

Projekti  (WB SEA) është një projekt i financuar nga programi Erasmus + i Bashkimit Evropian dhe ka si synim krijimin e një mjedisi të favorshëm për përfshirjen e ekonomisë sociale në politikat rinore dhe praktikat e punës së të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ndikuar në rritjen e ndërveprimit dhe bashkëpunimit tematik. Partnerët e projektit janë  ADP-Zid (Mali i Zi), Diesis Network (Beligjikë), Partnerët Shqipëri (Shqipëri), CDP Globus (Bosnje Herzegovinë), COSV (Itali), Lens (Kosovë*), Arno (Maqedonia e Veriut) dhe Young Ambassadors (Serbi).

Programi ‘WB SEA Lab’ është koncepti që derivon nga projekti me të njëjtin emër, i cili përbën rrugëtimin unik drejt përcaktimit të një rrjeti pionerësh në fushën e Ekonomisë Sociale (ES), dhe që do të kontribuojë në arritjen e një mjedisi mbështetës për sipërmarrësit e rinj dhe inovatorët në fushën e ES-së.  Pjesëmarrësit në këtë program do të jenë lehtësues të ES-së të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivel vendor me të rinjtë e komunitetit të tyre për ta konsideruar ES-në si një prej mjeteve që ata kanë në dispozicion për të iniciuar ndryshimin në këtë komunitet, si dhe për të arritur integrimin social dhe ekonomik të tij.

Ftohen që të aplikojnë të gjithë personat që kanë në fokus punën e të rinjve, profesionistët e OJF-ve, aktorët dhe entuziastët e Ekonomisë Sociale, si dhe liderat e të rinjve, për të qenë pjesëmarrës në programin “WB SEA Social Economy LAB”. Po ashtu, ftohen që të aplikojnë edhe persona që kanë eksperiencë në fushën e punës ndërkombëtare të të rinjve nëpërmjet programit Erasmus +, si dhe veçanërisht ata që kanë eksperiencë në fushën e Ekonomisë Sociale.

Programi përbëhet nga 3 faza: 2 trajnime që do të zhvillohen në Podgoricë (Mali i Zi), dhe Shkollat e Ekonomisë Sociale.

 

Kriteret e aplikimit

Aplikantët duhet:

  • Të jenë nga vendet pjesëmarrëse në projekt;
  • Të kenë interes për t’u përfshirë (më tej) në aktivitetet e WB SEA;
  • Të kenë njohuri bazë në lidhje me ekonominë sociale, eksperienca do të përbënte vlerë të shtuar;
  • Të jenë të paktën 18 vjeç;
  • Të kenë mundësi të komunikojnë në Anglisht;
  • Të jenë të gatshëm të jenë pjesë e të tre fazave të programit;
  • Të kenë potencial dhe nevojë për të zhvilluar kompetencat e tyre në lidhje me punën e të rinjve në fushën e ekonomisë dhe inovacionit social;
  • Të shfaqin iniciativë dhe gatishmëri për të nxitur procesin e tyre të të mësuarit;
  • Të jenë të gatshëm të reflektojnë dhe zhvillojnë besimet dhe qasjet e tyre si Lehtësues të ardhshëm të ES-së.

Pjesëmarrësit do të pajisjen me certifikatë “Youthpass” në përfundim të programit.

Kostot e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga projekti.

 

Afatet dhe mënyra e aplikimit

Të gjithë personat e interesuar, duhet të dërgojnë aplikimin e tyre brenda datës 10 Mars 2022.

Aplikimi përbëhet nga Formulari i Aplikimit (bashkëngjitur më poshtë) si dhe CV e aplikantit, në adresën e email-it info@duapartnerinvest.com. Formulari i aplikimit duhet të shkarkohet, të plotësohet me të dhënat tuaja, dhe të dërgohet me email në formatin PDF.

Për çdo pyetje apo paqartësi, mos hezitoni të na kontaktoni me email në info@duapartnerinvest.com.

Forma e aplikimit Shkarko
Informacion mbi programin Shkarko