Muzeu i Solidaritetit

Muzeu i Solidaritetit (www.museumofsolidarity.eu) është një pasqyrë virtuale rastesh solidariteti dhe kauzash sociale të mbështetura në Shqipëri, Bullgari, Hungari, Maqedoni, Poloni dhe Serbi.
Partnerët Shqipëri ka identifikuar e përgatitur një seri historish audio-vizuale nga Shqipëria të pasqyruara në këtë platformë virtuale që pasurohet vazhdimisht me histori e informacione të tjera.


Muzeu i Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve të projektit #FestojmëSolidaritetin, zbatuar nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni.  Projekti mbështetet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.