Njoftim për trajnim – Shkrimi dhe Manaxhimi i Projekteve, 11-12 prill

Partnerët Shqipëri, në kuadër të Projektit Leviz Albania, organizon trajnimin rajonal dy-ditor me temë “Shkrimi dhe Manaxhimi i Projekteve”, që do të zhvillohet në datë 11-12 Prill 2017, Tiranë. Trajnimi do të zgjasë nga ora 10:00 – 15:00.

Qëllimi i trajnimit është rritja e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve mbi konceptet dhe teknikat për të shkruar projekt- propozime fituese dhe për t’i manaxhuar suksesshëm ato. Ky trajnim synon t’u vijë në ndihmë të gjithë organizatave të shoqërisë civile dhe individëve që dëshirojnë të aplikojnë me projekt idetë e tyre në thirrjet e granteve që do të shpallen në vazhdim nga LevizAlbania.

Pjesëmarrja është e hapur për organizata dhe individë.

 

aplikoShprehni interesin tuaj duke dërguar me email brenda datës 6 prill 2017 emrin tuaj, emrin e organizatës (nëse aplikohet si organizatë), qytetin dhe kontaktet tuaja (numër telefoni dhe adresë e-maili) në partners@partnersalbania.org.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve në trajnim do të bazohet në rregullin “kush aplikon më shpejt përzgjidhet”.

 

Projekti nuk mbulon kostot e transportit dhe akomodimit për pjesëmarrësit nga qytetet e tjera.