NJOFTIM

NJOFTOJMË se Partnerët Shqipëri në këto ditë të vështira të emergjencës së shkaktuar nga Covid-19 po punon prej datës 12 mars on-line.

Kjo në respekt të urdhëresave të qeverisë por edhe si masë e rëndësishme kujdesi për punonjësit e saj dhe të gjithë atyre individëve dhe institucioneve që punojnë me ne.

Aktiviteti ynë sic është bëre e ditur publikisht, por edhe në komunikime me grupe të ndryshme interesi po vazhdon sipas planit i gjithi online përfshi këtu aktivitete të natyrës trainuese, këshilluese, apo kërkesa për informacion.

Ju lutemi, vazhdoni të na ndiqni këtu dhe në llogaritë tona në rrjetet sociale, na shkruani në messenger, email, apo drejtpërdrejtë manaxherëve tanë për projektet që iu lidhin me ta.

Skuadra jonë i bashkohet lutjes së të gjithëve ju që kjo emergjencë botërore të kaloj me sa më pak pasoja për shqiptarët, familjet dhe bizneset e tyre. #Rrinështëpi