NXITJA E BASHKËPUNIMIT RAJONAL DHE POLITIKAVE TË PËRGJEGJSHME NË KOHË KRIZE
“Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe politikave të përgjegjshme në kohë krize” është një nsimë e Partnerëve Shqipëri e zbatuar në partneritet me partnerët tanë në rajonin e Ballkanit Perëndimor: Iniciativat Qytetare në Serbi, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile në Kosovë, MCIC në Maqedoninë e Veriut, CRNVO në Malin e Zi dhe Qendra për Nisma Qytetare në BiH.
Ajo synon të ofrojë një pasqyrë të gjendjes aktuale të ndikimit të Covid-19 në fushat social-ekonomike në rajon, nga këndvështrimi i të gjitha palëve të interesit, duke kontribuar kështu në shkëmbimin e përvojës dhe sfidave, duke promovuar praktikat e suksesshme të përshtatshmërisë në përgjigje të përhapjes së Covid-19 dhe propozuar rekomandime në fushën e politikave për të adresuar problemet e grupeve të ndryshme të synuara dhe për të reduktuar efektet politiko-sociale-ekonomike të krizës pandemike.
Aktivitetet e kësaj nisme mobilizojnë aktorët e interesit si organizatat e shoqërisë civile, akademia, sektori privat, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara, mediat dhe institucionet përkatëse shtetërore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar së bashku rekomandime të politikave dhe aksione që duhet të ndërmerren për të zbutur pasojat e identifikuara të Covid-19 në të gjitha grupet e synuara. Në të njëjtën kohë, nisma ofron një mundësi për sinergji për aksione rajonale të koordinuara në kohë krizash në të ardhmen.
Partnerët e projektit për disa vite tashmë shërbejnë si Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në vendet e tyre. Nëpërmjet përdorimit të këtyre platformave në nivel kombëtar dhe rajonal, kjo nismë do të kontribuojë në shkëmbimin më tej të njohurive, mësimeve të nxjerra dhe rekomandimeve të politikave në përgjigje të situatës së emergjencës COVID- 19 në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nga forumet rajonale të organizuara gjatë vitit 2022
Projekti rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe politikave të përgjegjshme në kohë krize” financohet nga Balkan Trust for Democracy, a project of German Marshall Fund, dhe zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Centre for Development of Non-Governmental Organisations, Center for Civic Initiatives, Macedonian Center for International Cooperation dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.
Covid-19 and Civil Society - An assessment overview on the impact of pandemic situation to Western Balkans countries | Shkarko |