“OJF – Biznes speed-dating” – Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrje

Partnerët Shqipëri prej një viti po zbaton një prej nismave më inovatore në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të OJFve (që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut etj), për të identifikuar modele të reja biznesi në funksion të gjenerimit të të ardhurave duke siguruar qëndrueshmëri financiare e pavarësi nga burimet e zakonshme të financimit, për një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë.

Përvec një serie programesh trajnimi, konsulence dhe mentorimi afatgjatë mbi adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit për të rritur e diversifikuar të ardhurat, Partnerët Shqipëri do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë  ngritjes së urave të bashkëpunimit me sektorin privat për njohjen e punës së organizatave të shoqërisë civile dhe shërbimeve të tyre, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Në këtë kuadër, PSH do të organizojë gjatë muajit shtator 2017 eventin “OJF – Biznes speed-dating” dhe fton të gjitha OJF-të e interesuara të aplikojnë për pjesëmarrje.

Ju lutemi lexoni Broshurën Informuese për t’u njohur me aktivitetin dhe mënyrën e aplikimit.

Afati i fundit për dorëzimin e Formës së Aplikimit është data 6 shtator 2017!

Nxitoni  – vendet janë të limituara!

Partnerët Shqipëri do të përzgjedhë vetëm 15 organizata për të marrë pjesë në këtë aktivitet!

Përzgjedhja do të bazohet në parimin – kush aplikon i pari, përzgjidhet!

 


Ky aktivitet mbështetet nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

 

 

Broshurë Informuese Shkarko
Forma e Aplikimit Shkarko