Panairi ‘The future is green! Let’s “paint” it together!’- pjesë e Javës së Gjelbërt të Bashkimit Evropian
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ka kënaqësinë t’ju ftojë në Panairin ‘The future is green! Let’s “paint” it together!’, i cili vjen si një Event Partner në kuadër të Javës së Gjelbërt të Bashkimit Evropian (EU Green Week 2023).
Panairi do të mbahet në datën 7 qershor 2023, në Kalanë e Tiranës, nga ora 10:00 – 18:00.
Sipërmarrjet sociale të gjelbërta, fituese të Konkursit të Bizneseve të Gjelberta përgjatë viteve, me produktet dhe shërbimet e tyre në sektorin e turizmit, bujqësisë, artizanatit, kulinarisë, bimëve mjekësore dhe aromatike, do të mirëpresin vizitorët në panair për të provuar e përjetuar produkte dhe shërbime tipike vendase, për të shkëmbyer praktika, për të krijuar mundësi rrjetëzimi dhe për të krijuar më tej bashkëpunime në nismat e tyre entuziaste.
Le të mbështesim së bashku ekonominë e gjelbër vendase!
Eventi do të përshëndetet nga Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj. Edona Bilali, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat Z. Eduard Shalsi, si dhe nga Bashkia e Tiranës.
Eventi vjen si vazhdimësi e punës dhe kontributit të Partnerëve Shqipëri prej më shumë se një dekade në mbështetje të sipërmarrjes dhe ekonomisë sociale në vend.
Shihemi në event!
Agjenda | Shkarko |