Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive

Partnerët Shqipëri lançon projektin më të ri “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive”, si një vazhdimësi e disa iniciativave me qëllim forcimin dhe përmirësimin e partneritetit dhe bashkëpunimit OJF – Qeverisje vendore.

Përmes një programi të ndërtimit të kapaciteteve, PSH do të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri për të përdorur mekanizma të ndryshëm që do të kontribuojnë në influencimin e politikave dhe vendimmarrjes lokale. Gjithashtu, ky program do të shërbejë për zbatimin e iniciativave advokuese dhe monitoruese duke kontribuar në një pjesëmarrje më të madhe të OJF-ve në transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes vendore dhe në partneritetin midis sektorëve.

Programi i ndërtimit të kapaciteteve do të zhvillohet sipas kalendarit të mëposhtëm:

 

Kalendari i Trajnimeve     Janar – Tetor 2018

 

Program Trajnimi në Qeverisja me Pjesëmarrje

  • 18-19 janar     →        Berat
  • 6-7 shkurt       →        Tiranë
  • 15-16 shkurt   →        Kukës
  • 31 Maj – 1 qershor    →       Tiranë

 

Program Trajnimi në Advokaci dhe Lobim

  • 15-16 mars      →    Kavajë
  • 19-20 mars     →    Vlorë
  • 12-13 prill       →    Tiranë
  • 11  maj            →     online
  • 19-20 qershor →   Tiranë
  • 25-26 korrik   →   Tiranë
  • 1-2 tetor →   Berat

 

Program Trajnimi në Planifikim Kooperues

  • 26-27 prill      →    Tiranë
  • 25 maj             →    online
  • 13-14 qershor    →    Korçë
  • 13-14 shtator   → Elbasan
  • 20-21 shtator  →  Kukës
  • 4-5 tetor           →  Shkodër

 

Program Trajnimi në Qeverisje dhe Politikëbërje me pjesëmarrje

  • 21-22 qershor     →   Tiranë
  • 21-22 qershor     →    Vlorë

 

Program Trajnimi në Mobilizimi i Komunitetit

  • 21 maj                →   online

 

Qeverisje me pjesëmarrje përmes mjeteve të komunikimit online

27 shtator    →  online

16 tetor         →  online

 

Trajnim për zyrtarët vendorë

15 qershor    →    Korçë

 

 

Proçesi i aplikimit dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve

Programi është  i hapur për organizatat e shoqërisë civile nga i gjithë vendi. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të shprehin interesin për pjesëmarrje duke përcaktuar temën e trajnimit dhe datën / vendin, me email në: mselamaj@partnersalbania.org.


Projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.