Platforma Dua Partner Invest
10/Dhj/20
Partnerët Shqipëri kanë kënaqësinë të ndajnë me ju mundësinë më të fundit në drejtim të zhvillimit të start-upeve, platformën Dua Partner Invest. Platforma është një iniciativë e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, një organizatë mbështetëse e start-upeve dhe ekosistemit të tyre. Kjo platformë vjen pas shumë vitesh kontribut në ekosistemin e start-upeve me qëllimin për të ofruar një paketë të plotë shërbimesh që fillojnë nga financimi fillestar dhe mentorimi tek ekspozimi në tregje dhe partneritete ndërkombëtare.
Dua Partner Invest do të sjellë së bashku start-upe nga Ballkani Perëndimor, që kërkojnë mundësi financimi, me investitorë (kompani, fonde kapitali sipërmarrës, donatorë, skema investimi në impakt) në kërkim të ideve konkurruese të biznesit, dhe konsulentë me ekspertizë diverse në sektorin e start-upeve.
Përfitimet që ofron platforma për anëtarët e saj:
- Akses të brendshëm në start-upe: Dua Partner Invest ofron një databazë me start-upe inovatore nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Kjo është një mundësi e mirë për promovimin e eventeve, thirrjeve, të rejave tuaja dhe për të aksesuar një grup përfituesish ose klientësh të mundshëm.
- Investim në start-upe entuziaste: Përdorimi i komunitetit të platformës për të investuar kapital në start-upe të krijuara nga sipërmarrës vizionarë.
- Mbështetje të startup-eve premtuese: Dua Partner Invest ofron një mundësi për bizneset dhe donatorët që dëshirojnë të arrijnë impakt social përmes financimit të tyre tek një komunitet divers start-upesh.
- Mentorim për startup-et: Për të gjithë ekspertët entuziastë mbi startup-et, kjo është një mundësi për të ofruar ekspertizën e tyre të vlefshme për të çuar përpara ide krijuese dhe për t’i bërë ato të gatshme të penetrojnë në treg.
- Promovim të anëtarëve: Dua Partner Invest ofron një hapësirë për të promovuar punën e anëtarëve të saj tek një grup potencial klientësh dhe përfituesish përmes një larmishmërie mjetesh komunikimi në nivel rajonal dhe evropian. Dua Partner Invest siguron promovimin e praktikave më të mira dhe arritjeve në këtë fushë duke promovuar investitorët më inovatorë dhe aktivë.
- Pjesëmarrje në ekosistemin e start-upeve: Anëtarët mund të ndërtojnë marrëdhënie ndërmjet një komuniteti sipërmarrësish, investitorësh dhe ekspertësh dhe të eksplorojnë mundësi bashkëpunimi. Dua Partner Invest do t’i ofrojë këtij komuniteti informacion mbi zhvillimet e fundit të ekosistemit, si dhe njoftime për eventet dhe mundësitë më të reja të financimit.
- Anëtarësim falas: Regjistrimi në Dua Partner Invest në secilën nga tre kategoritë e anëtarësimit është pa pagesë.
Ju ftojmë ta ndani këtë mundësi me të gjithë start-upet, konsulentët dhe investitorët që dëshirojnë të përfitojnë dhe njëkohësisht të kontribuojnë në ekosistemin e start-upeve.
Nëse ju nevojitet më shumë informacion, lutemi lundroni platformën www.duapartnerinvest.com dhe na kontaktoni në info@duapartnerinvest.com ose telefon + 355 4 2254881.