Prezantim i modeleve të sipërmarrjeve – Partneritet me Biznesin dhe Sektorin Publik
16/Tet/19
Partnerët Shqipëri organizoi në 16 tetor eventin “Prezantim i modeleve të sipërmarrjeve – Partneritet me Biznesin dhe Sektorin Publik”.
Ky event mblodhi së bashku 35 përfaqësues të sektorit jo-fitimprurës, publik dhe atij privat, duke shërbyer si një mundësi e mirë për OSHC-të pjesëmarrëse për krijimin e kontakteve dhe rrjetëzimin me sektorët e tjerë, për prezantimin e iniciativave sipërmarrëse dhe eksplorimin e ndërtimit të partneriteteve me synim sigurimin e qendrueshmërisë së këtyre modeleve të biznesit.
Eventi u përshëndet nga zj. Enkelejda Bregu, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Ky event u bashkë-financua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe SlovakAid.
Vizitoni një foto galeri nga eventi.