Prezantim i Modeleve të Sipërmarrjeve, Rrjetëzim dhe Ndërtim Partneriteti

Partnerët Shqipëri punon për inkurajimin e zhvillimit të sipërmarrjeve sociale në Shqipëri, si një forcë lëvizëse në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. PA kontribuon në këtë fushë përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit publik, kërkimit, mbështetjen e modeleve të mekanizmave për fillimin e start-up-eve përmes financimit, ngritjen së kapaciteteve dhe mundësive të partneritetit dhe rrjetëzimit etj.

Së bashku me promovimin e një dialogu konstruktiv dhe advokimit për një mjedis financiar dhe ligjor mundësues për SE-të, projekti do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të OJF-ve për të inicuar dhe/ose përforcuar iniciativat e biznesit social, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit mbi sipërmarrjen sociale dhe ndarjen e modeleve më të mira dhe historive të suksesit; ndërtimin e marrëdhënieve dhe partneritetit me sektorin e biznesit dhe mbështetjen e iniciativave konkrete të OJF-ve që lidhen me sipërmarrjen sociale në kuadër të adresimit të sfidave sociale dhe nxitjes së zhvillimit gjithëpërfshirës.

Në këtë kuadër, Partnerët Shqipëri do të organizojë në 8 qershor 2018 eventin “Prezantim i Modeleve të Sipërmarrjeve, Rrjetëzim dhe Ndërtim Partneriteti”, dhe fton të gjithë OJF-të e interesuara të aplikojnë për pjesëmarrje.

 

Si do të realizohet?
Ky do të jetë një event një-ditor  takimesh gjysëm të strukturuara, midis përfaqësuesve të sektorit jo fitimprurës dhe atij privat me qëllim krijimin e  kontakteve përmes ekspozimit direkt; prezantimit dhe promovimit të shërbimeve dhe produkteve dhe gjetjen e formave të mundshme të bashkëpunimit për të ardhmen.

 

Aplikimi për pjesëmarrje
Plotësoni Formën e aplikimit në këtë link dhe dërgojeni në adresën jalite@partnersalbania.org  brenda datës 3 qershor.

 


Projekti “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese” zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Project Ahead (Itali), dhe financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.