Thirrje për Shprehje Interesi – Program Trainimi “Politikëbërje me Pjesëmarrje”

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe me mbështetjen e Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë, do të ofrojë për organizatat e shoqërisë civile, katër tranime rajonale në “Politikëbërje me Pjesëmarrje”, përkatësisht në datat si më poshtë :

  • 20-21 Nëntor në Tiranë (09:00  –  14:00)
  • 20-21 Nëntor në Durrës (09:00  –  14:00)
  • 22-23 Nëntor në Shkodër (09:00  –  14:00)
  • 22-23 Nëntor në Fier (09:00  –  14:00)

 

Përmes këtij programi trajnimi, pjesëmarrësit do të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në hartimin dhe zbatimin e fushatave të suksesshme të pjesëmarrjes në politikëbërje në qeverisjen vendore. Një nga qëllimet e trajnimit është ndërtimi i bashkëpunimit dhe partneritetit konkret dhe aktiv midis OSHC-ve dhe përfaqësuesve të administratës vendore, në kuadër të rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse në nivel vendor.

Trajnimet do të ofrohen nga Zj. Karolina Mikova, Drejtore Ekzekutive e Partnerëve për Ndryshim Demokratik Sllovaki dhe znj. Zora Pauliniova, trainere dhe eksperte. Të dy lehtësueset kanë eksperiencë mbi 20 vjeçare në ofrimin e programeve të trainimit dhe ekspertizë ndërkombëtare në çështjet e përfshirjes së publikut në proceset vendimmarrëse, zhvillimit të shoqërisë civile, demokracisë me pjesëmarrje, zhvillimit të komunitetit dhe bashkëpunimit ndërsektorial.

Kandidatët e interesuar duhet të kenë të paktën 1 vit eksperiencë pune pranë organizatës ose vullnetarë aktivë në fushata advokuese dhe lobuese, zbatimin e iniciativave për rritjen dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare në politikëbërjen lokale, transparencës dhe llogaridhënies së pushtetit vendor etj. Trainimi do të zhvillohet në gjuhën angleze, ndaj kërkohet që pjesëmarrësit të zotërojnë një nivel të mirë përdorimi të kësaj gjuhe.

Kandidatët e interesuar për të ndjekur programin e trajnimit janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit (më poshtë), brenda datës 14 nëntor 2018. Për shkak të numrit të limituar të vendeve, për secilin program do të pranohen vetëm 15 organizata (duke ndjekur parimin kush aplikon i pari përzgjidhet).

Partnerët Shqipëri do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur, të cilët do të informohen më tej mbi detaje të organizimit të aktivitetit.

Forma e Aplikimit të trajnimit "Politikëbërje me Pjesëmarrje" Shkarko