Programe trajnimi në Advokasi dhe Lobim

Partnerët Shqipëri organizuan tre programe trajnimi dy-ditore në “Advokaci dhe Lobim”, në Kavajë, Vlorë dhe Tiranë, me pjesëmarrjen e 52 përfaqësuesve të OJF-ve.

Programi u përqendrua në hartimin e fushatave konkrete të avokimit në komunitetet e tyre për çështje prioritare si infrastruktura për personat me aftësi të kufizuara, rivitalizimin e arsimit profesional, përfshirjen e arsimit mjedisor në programet shkollore, ndryshimet ligjore në masat ndëshkuese për ushtruesit e dhunës etj.

 

IMG-20180315-WA0008 DSC01785 IMG_9436

20180412_113740 20180412_123902 20180412_124608

20180412_125151 20180412_102035

Partnerët Shqipëri duke synuar rritjen e numrit të organizatave përfituese, organizoi gjatë muajit Maj 2018 edhe një sesion trajnimi online në temën “Advokasi dhe Lobim” I cili u ndoq nga 10 OJF.

1 Picture1 20180511_102858

IMG_2179Në muajt qershor-korrik 2018, u organizuan dy programe të tjera trajnimi dyditore ku përfituan 24 përfaqësues të OJF-ve. Rritja e kapaciteteve të shoqërisë civile mbi Advokimin dhe Lobimin në nivel vendor me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në procese vendimmarrëse dhe rritjen e bashkëpunimit midis OShC-ve dhe pushtetit vendor ishte fokusi i programit të trajnimit.

 

 

 

Programi i trajnimit përmbyllës në këtë temë u zhvillua në tetor 2018 në qytetin e Beratit, ku 16 përfaqësues të organizatave lokale të shoqërisë civile patën mundësi të  angazhohen, ndërveprojnë dhe të punojnë në grup për ngritjen dhe hartimin e fushatave konkrete advokuese në adresimin e problematikave lokale. Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi rëndësinë e përfshirjes më aktive në jetën social-kulturore, niveli i ulët i interesit ndaj arsimit profesional, mungesa e transparencës në pushtetin lokal, dhuna ndaj grave, fenomeni i korrupsionit në shkolla, mungesa e trotuareve në lagjen Lapardha, janë disa prej problematikave të përkthyera në fushata advokuese përgjatë punës në grup të pjesëmarrësve.


Projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.