PROGRAME PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË OJF-VE NË FUSHËN E SIPËRMARRJES SOCIALE

Partnerët Shqipëri ofroi një seri trajnimesh dhe asistence teknike për OShC-të pjesëmarrëse në raundin e dytë të programit EMBRACE, për zhvillimin e sipërmarrjeve sociale të reja apo atyre ekzistuese, për të shtrirjen e bashkëpunimeve me aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë në fushën e sipërmarrjes sociale, krijimin e partneriteteve me sektorin e biznesit dhe pozicionimin më mire në treg brenda kuadrit ligjor dhe regullator në vend.

Programi i ndërtimit të kapaciteteve përfshiu temat e mëposhtme: Zgjedhja e ideve të biznesit; Hapat nga një ide drejt krijimit të një sipërmarrjeje sociale; Pse nevojitet dhe zhvillimi i një plan biznesi; Ndërtimi i një strategjie dhe mjeteve të marketingut; etj.

Një seri seancash mentorimi me ekspertë vendas dhe të huaj në fushën e sipërmarrjeve sociale ka vijuar gjatë gjithë vitit, me pjesëmarrësit në program.