Programe për ndërtimin e kapaciteteve të OJF-ve në fushën e sipërmarrjes sociale

Përmes një serie trajnimesh dhe asistence, Partnerët Shqipëri po punon për të rritur kapacitetet e OShC-ve për të zhvilluar iniciativa biznesi social që adresojnë sfidat shoqërore dhe nxisin zhvillimin gjithëpërfshirës.

Programi i ndërtimit të kapaciteteve përfshin temat e mëposhtme: Si të zgjidhni idetë e biznesit; Nga një ide në një biznes social; Pse nevojitet një plan biznesi ?; Thelbi i ndërtimit të një biznesi social; Procesi i nisjes; Biznesi si një proces inovator i vazhdueshëm; Ndërtimi i një strategjie dhe mjetet e marketingut; etj

 

20180413_153657 DSC01713 DSC01687

20180413_145345 DSC01664


 

Këto aktivitete janë pjesë e projektit “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese” i cili zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Project Ahead (Itali), dhe financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.