Programe trajnimi me temë “Politikëbërje me Pjesëmarrje” për OJF-të

Në 21-22 qershor 2018, përfaqësues të 29 organizatave të shoqërisë civile në Tiranë dhe Vlorë, patën mundësi të ndjekin programet dy ditore të trajnimit me temë “Politikëbërje me Pjesëmarrje”. Trajnimet u drejtuan znj. Karolina Mikova, Drejtore Ekzekutive e Partnerëve për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe znj. Zora Pauliniova, trainere dhe eksperte me eksperiencë mbi 20 vjeçare në këtë fushë. Ky program ndihmoi në rritjen e njohurive dhe aftësive të organizatave pjesëmarrëse në hartimin dhe zbatimin e fushatave të suksesshme të pjesëmarrjes në politikëbërje në qeverisjen lokale. Ata patën mundësi gjithashtu të njihen nga afër me shembuj dhe praktika konkrete nga eksperienca e kolegëve në Sllovaki në këtë drejtim.

P6218091 P6228327 P6228330

P6218076 20180621_103113 DSC03148

DSC03106 DSC03096 P6228319

Përgjatë datave 20-23 nëntor 2018, 58 përfaqësues të shoqërisë civile dhe administratës publike patën mundësinë të marrin pjesë në raundin e dytë të programit të trajnimit në “Politikëbërje me Pjesëmarrje”, të lehtësuar nga ekspertet slovake Karolina Mikova dhe Zora Pauliniova. Trajnimet dy ditore u organizuan në  qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Shkodrës në kuadër të programit të trajnimit për ndërtimin e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës publike, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse dhe forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial.

Modelet e ndikimit të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, planifikimi dhe hartimi i procesit të politikëbërjes, identifikimi i grupeve të interesit në kuadër të hartimit të politikave rinore, planeve sociale dhe urbanistike vendore, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë këtyre trajnimeve.

 


Këto trajnime u zhvilluan në kuadër të projektit “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” i cili po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS), me mbështetjen financiare të Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.