Përfundon me sukses programi “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar” për grupin e dytë të studentëve, dhjetor 2017 – shkurt 2018

Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me ekspertë të Alpha Bank Albania, Banka Kombëtare Tregtare, CREDINS Bank, Societe Generale Albania dhe Tirana Bank, zhvilluan gjatë periudhës dhjetor 2017 – shkurt 2018 programin “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar”për grupin e dytë prej 15 studentësh të shkencave ekonomike, duke synuar të kontribuojnë në përmirësimin e mundësive të punësimit tek të rinjtë shqiptarë të cilët janë duke hedhur hapat drejt karrierës profesionale në sektorin bankar.

Programi ofroi mundësi edukimi dhe zhvillimi nëpërmjet metodave më bashkëkohore të të mësuarit dhe ekspertizës shumëdimensionale të lektorëve të angazhuar, si dhe mundësi për shkëmbim interaktiv dhe ekspozim në sektorin bankar.

foto 1 foto 2

Nga ceremonia e lancimit të programit dhe leksioni me temë “Sistemin Bankar në Shqipëri dhe trendet e zhvillimit të tij” pjesëmarrësit u përshëndetën nga Z. Ardian Angoni,  Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zj. Joarda Mema, Përgjegjëse e Sektorit të Zhvillimit të Segmenteve e Produkteve në Bankën Credins.

foto 3

Banka si institucion – strukturat, funksionet, produktet dhe sherbimet bankare” është leksioni dytë i drejtuar nga Znj. Manjola Angoni, Drejtore e  Departamentit të Burimeve Njerëzore në Alpha Bank Albania.

foto 5

Përgatitja për intervistë pune dhe rekrutimi në sektorin bankar” ishte leksioni i drejtuar nga znj. Znj.Lutjana Konomi, Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut në Tirana Bank.

 

foto 6 foto 7

 “Sfidat e rekrutimit dhe karriera e punës në bankë” është leksioni i tretë i drejtuar nga Znj. Edlira Zambaku Memushaj, Zv. Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Znj. Armela Hasa, Specialiste e Trajnimit.

foto 11

“Aftësitë e Nevojshme për të Ardhmen” ishte leksioni i fundit i mbajtur nga Zj. Irida Vejsiu, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Z. Skerdi Buhuri, Drejtor i Sektorit të Trajnimit dhe Zhvillimit, në Societe Generale Albania. Studentët u përshëndetën nga Z. Frederic Blanc, CEO i SGAL i cili ndër të tjera diskutoi me ta mbi rëndësinë e burimeve njerëzore si dhe rolin e teknologjisë në sistemin bankar.

foto 14

Programi do të vijojë me grupe të tjera studentësh gjatë vitit akademik 2018.