Programi Norvegjez i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën

Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën është një program tre-vjeçar (2018-2021) i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Organizatë udhëheqëse për zbatimin e programit është Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me organizatë partnere Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara proçesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike, si më poshtë:

  1. Mos diskriminimi dhe barazia gjinore
  2. Mediat e pavarura
  3. Pakicat dhe grupet e margjinalizuara
  4. Mbrojtja e mjedisit
  5. Lufta kundër korrupsionit

Programi synon arritjen e objektivave në vijim:

  1. Rritja e numrit të OJQ-ve që kontribuojnë në pesë fushat tematike të programit
  2. Zhvillimi i kapaciteteve të OJQ-ve për rritjen e kontributit të tyre në pesë fushat tematike dhe anëtarësimin në BE.

Thirrja e parë e skemës së nën-grantimit në kuadër të këtij programi u shpall në tetor 2018, si pjesë e të cilës u mbështetën shtatë projekte.

Në gusht 2019, Partnerët Shqipëri hapi Thirrjen e dytë për projekte drejtuar organizatave të shoqërisë civile, si pjesë e së cilës u mbështetën shtatë projekte të tjera.

 

 

ËSHTË HAPUR THIRRJA E III PËR PROJEKT-PROPOZIME PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE!
Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve në kuadër të Thirrjes III është 28 Qershor 2021 në ora 14:00.

 

 

 

Gjeni më poshtë informacion mbi projektet e mbështetura

Informacion mbi programin Shkarko
Tabela e projekteve të mbështetura përmes Thirrjes I Shkarko
Tabela e projekteve të mbështetura përmes Thirrjes II Shkarko