Projekti WISEs4Youth

Partnerët Shqipëri së bashku me organizatat partnere nga rajoni dhe Evropa po zbatojnë projektin e ri WISEs4Youth për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor.
WISEs4Youth është një projekt i Erasmus + i cili synon zhvillimin e aftësive sipërmarrëse të sipërmarrësve të rinj (të mundshëm) social në Ballkanin Perëndimor.
Aktivitetet kryesore të projektit gjatë dy viteve të zbatimit të tij janë: vizita studimore, takime midis palëve, trajnime dhe një paketë përfundimtare me mjete, rekomandime dhe rezultate për përfituesit. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve projekti do të mbështesë sipërmarrësit e rinj (potencial) social, të rinjtë tashmë të interesuar për të ndjekur trajnimet për sipërmarrjen, të rinjtë që kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm dhe janë në kërkim të mundësive për punësim, duke u ofruar atyre mundësinë për të fituar njohuri dhe aftësi menaxheriale.
WISEs4Youth zbatohet nga Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve të Integrimit Social (ENSIE) Belgjikë, Act Group(AG) Kroaci, Shoqata Sllovene për Shëndetin Mendor (SENT) Slloveni, Iniciativa për Zhvillim dhe Bashkëpunim (IDC) Serbi, Instituti i Zhvillimit të Komunitetit (CDI) Maqedonia e Veriut, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA) Shqipëri.
Objektivat specifike të projektit:
- Promovimi i sipërmarrjes sociale të të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të lëvizshmërisë (të tilla si vizita studimore).
- Krijimi i metodologjisë dhe moduleve të trajnimit të replikueshëm dhe të qëndrueshëm, që do të orientojnë dhe garantojnë zbatimin efektiv dhe të synuar të trajnimit.
- Promovimi i lëvizshmërisë dhe shkëmbimeve ndërmjet vendeve të ndryshme partnere të projektit nëpërmjet vizitave studimore të organizuara në sipërmarrje sociale me në fokus integrimin në punë (WISE- Work Integration Socaial Enterprise) ose sipërmarrje sociale të suksesshme.
- Zbatimi i aktiviteteve të strukturuara trajnuese që përfshijnë partnerët dhe sipërmarrës të rinj potencialë, nëpërmjet zbatimit empirik të moduleve të trajnimit.
- Nxitja e krijimit të WISE-ve rajonale dhe rrjeteve të sipërmarrjeve sociale në rajon, promovimi i impaktit social të këtyre bizneseve dhe ndër të tjera rritja e përfitimit të përbashkët dhe përfshirjes së të rinjve.
- Matja e impaktit nga rezultatet e projektit (Toolkit).
Partnerët zbatues të WISEs4Youth:
Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve të Integrimit Social (ENSIE) Belgjikë
Act Group (AG) Kroaci
Shoqata Sllovene për Shëndetin Mendor (SENT) Slloveni
Iniciativa për Zhvillim dhe Bashkëpunim (IDC) Serbi
Instituti i Zhvillimit të Komunitetit (CDI) Maqedonia e Veriut
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA) Shqipëri.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.
Takimi i parë për nisjen e projektit
Më 13 maj, partnerët e projektit zhvilluan takimin e parë online për nisjen e projektit WISEs4Youth, ku ndan vizionin e tyre për projektin, diskutuan mbi paketat e punës, dhe përcaktuan hapat e ardhshëm dhe aktivitetet e para që do të nisin në muajt në vijim.
Takimi i parë transnacional i projektit
Më 9 shtator, partnerët u takuan online për takimin e parë transnacional të projektit WISEs4Youth, për të bërë një analizë të aktiviteteve të realizuara dhe udhëhequra nga konsorciumi që nga fillimi i projektit, dhe për të shkëmbyer lajmet më të fundit rreth projektit dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu u prezantuan dhe diskutuan me partnerët udhëzuesi për garantimin e cilësisë dhe vlerësimin e brendshëm, si dhe puna për përgatitjen e moduleve të trajnimit.
Produktet e projektit WIESEs4Youth
1- Në kuadër të projektit WISEs4Youth, partnerët e projektit përgatitën produktin e parë, të cilat janë dy module trajnimi drejtuar sipërmarrësve të rinj (potencial) të ardhshëm në Ballkanin Perëndimor:
- Kurrikula për (trajnimin e partnerëve) mbi Sipërmarrjet Sociale (SE) dhe Sipërmarrjet Sociale me në fokus Integrim në Punë (WISE – Work Integration Social Enterprise) – Shkarkoni dokumentin në Anglisht
- Kurrikula për menaxhimin dhe matjen e impaktit social – Shkarkoni dokumentin në Anglisht
Të dyja kurrikulat do të përdoren gjatë sesioneve trajnuese që do të mbahen në vendet partnere (Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kroaci, Slloveni) për të rinjtë që synojnë dhe aspirojnë të bëhen sipërmarrës socialë!
Është publikuar gjithashtu raporti mbi “Zhvillimin e Moduleve të Trajnimit”. Qëllimi i këtij raporti është të shpjegojë arsyetimin që qëndron pas procesit të zhvillimit të dy moduleve të trajnimit. Raporti është i disponueshëm në secilën gjuhë përkatëse të partnerëve të projektit. Shkarkojeni këtu në shqip.
Trajnim për Trajnerë
Partnerët e projektit u mblodhën së bashku në Lubljanë në 15-20 Janar 2023, në ambientet e organizatës SENT, në një ‘Trajnim për Trajnerë’ ku u njohën dhe diskutuan përmbajtjen e këtyre kurrikulave, si dhe metodologjinë për transmetimin e njohurive të marra në TOT, në trajnimet që do të zhvillohen në vendet partnere (Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kroaci, Slloveni) për të rinjtë që synojnë dhe aspirojnë të bëhen sipërmarrës socialë!