Pyetësor mbi kapacitetet e OShC-ve, përkundrejt Udhëzimeve të Bashkimit Evropian për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit, 2014-2020

Në linkun vijues: https://bit.ly/3enD8bf  Ju ftojmë të merrni pjesë në vëzhgimin mbi kapacitetet, llogaridhënien dhe praktikat e transparencës së organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në Shqipëri gjatë vitit 2020. Do t’ju duhen më pak se 15 minuta për të përfunduar pyetësorin.

Gjetjet e pyetësorit do të mbështesin Vlerësimin Vjetor të Gjendjes së Mjedisit Mundësues dhe Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, përkundrejt Udhëzimeve të Bashkimit Evropian për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit 2014-2020, në kuadër të projektit të Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO 3) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, financuar nga Bashkimi Evropian.

Përgjigjet tuaja individuale do të jenë konfidenciale dhe anonime.

Ju faleminderit për kontributin Tuaj!