Pyetësor për hartimin e Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2023

Të nderuar kolegë të organizatave të shoqërisë civile,

Ju ftojmë të kontribuoni në hartimin e Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2023 përmes plotësimit të një pyetësori që synon të mbledhë informacion në bazë të eksperiencës tuaj mbi aspekte kyçe të mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile.

Pyetjet fokusohen në:
(i) garancitë themelore juridike të lirive,
(ii) kuadrin për qendrueshmërinë dhe lehtësirat financiare, si dhe
(iii) marrëdhënien shtet – organizata të shoqërisë civile.

Qëllimi i hulumtimit është të kuptojë më mirë sfidat me të cilat jeni përballur gjatë vitit 2023, duke mundësuar një advokim të përgjegjshëm dhe të bazuar në fakte për përmirësimin e politikave dhe praktikave për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile.

Të gjitha përgjigjet e pyetësorit duhet të lidhen me periudhën 1 Janar – 31 Dhjetor 2023, si periudha përkatëse monitoruese.  Pyetësori kërkon deri në 20 minuta kohë për t`u plotësuar.

Vlerësojmë kontributin tuaj në plotësimin e pyetsorit brenda datës 15 shkurt 2024!

 

Linku i pyetsorit:

https://forms.office.com/e/P0KhB4PWk8