Qeverisja me pjesëmarrje – trajnim online

Qeveritë punojnë më mirë kur udhëhiqen nga parimi i pjesëmarrjes, konsensusit, transparencës, përgjegjshmërisë, sundimit të ligjit, efektivitetit dhe efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike, kur mundësojnë përfshirjen e pakicave dhe grupeve të margjinalizuara në vendimmarrje dhe janë përgjegjëse për adresimin e nevojave aktuale të shoqërisë.

Qeverisja me pjesëmarrje është një proces i dyanshëm komunikimi midis qytetarëve dhe zyrtarëve vendorë e qendror që synon: marrjen e vendimeve më të mira, ofrimin e shërbimeve cilësore, promovimin dhe zhvillimin ekonomik të komuniteteve të përfshira, reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit.

 

Qëllimi i trajnimit

Rritja e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve mbi rëndësinë, parimet dhe instrumentat e qeverisjes me pjesëmarrje, për zbatimin me efektivitet të iniciativave që synojnë fuqizimin e demokracisë vendore dhe ndikimin në komunitet.

 

Audienca

Organizatat e shoqërisë civile dhe individët që dëshirojnë të aplikojnë me projekt-idetë e tyre në thirrjet e granteve të projektit LëvizAlbania, por jo vetëm.

 

Përmbajtja e trajnimit

– Rëndësia e “Qeverisjes me Pjesëmarrje”, funksionet dhe elementet kryesorë të saj;

-Kuadri ligjor që mundëson dhe lehtëson procesin e pjesëmarrjes së publikut në politikë-bërje dhe vendim-marrje;

-Instrumentat për një qeverisje me pjesëmarrje efektive dhe gjithëpërfshirëse.

 

Metodologjia

grupTrajnimi do të ofrohet ONLINE, duke kombinuar seancat teorike me rrahje idesh, dhënien e shembujve konkret dhe angazhimin e pjesëmarrësve në ndarjen e eksperiencave të tyre mbi çështjet e diskutuara.

 

 

 

 

 

Kërkesat teknike për pjesëmarrësit

  • Kompjuter
  • Versione të përditësuar të Internet Explorer, Moxilla Firefox apo Google Chrome
  • Lidhje Interneti kabllor ose WiFi
  • Kufje ose altoparlant

 

mjetet

 

Procesi i Aplikimit

Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet përmes një procesi konkurues, bazuar në interesin e shprehur nga organizata apo individi, gadishmërinë për vënien në praktikë të njohurive të përfituara në trajnim, si dhe mjetet dhe mundësitë teknologjike për të marrë pjesë.

apliko Plotësoni Formën e Aplikimitkëtë link dhe dërgojeni me email në opalushaj@partnersalbania.org.

 

Afati për dorëzimin e aplikimit është 2 mars 2017!

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen.

Trainimi do të zhvillohet në datën 10 mars.