Raporti i monitorimit të aktivitetit filantropik në Shqipëri gjatë vitit 2015
Ky raport pasqyron aktivitetin filantropik të kryer në Shqipëri gjatë vitit 2015, i sjellë në mënyrë të sintetizuar nga Partnerët Shqipëri, bazuar në monitorimin ditor dhe raportimin e rregullt mujor publik. Raporti analizon sektorët dhe çështjet kryesore që janë mbështetur, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve dhe përfituesve.
Nëpërmjet këtij monitorimi Partnerët Shqipëri synon të rrisë vetëdijen publike mbi aktivitetin filantropik dhe informojë të gjithë aktorët e përfshirë dhe të interesuar mbi impaktin dhe vlerën sociale të tij.
Monitorimi ka në bazë të tij hulumtimin e mediave, përfshi ato sociale si dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jo-publike. Media është mjeti kryesor për promovimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe raportimin e dhurimeve të kryera, me 116 raste nga 217 të evidentuara gjatë vitit 2015. Është vënë rë se një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe media sociale përveç asaj të printuar dhe elektronike. Ndërkohë, në rend të dytë vijnë faqet zyrtare të internetit të institucioneve publike, nëpërmjet të cilave janë promovuar dhe raportuar 101 raste dhurimi.
Raporti i monitorimit mbi aktivitetin filantropik 2015 | Shkarko |