RIPËRDORIMI SOCIAL I PASURIVE TË KONFISKUARA NGA KRIMI I ORGANIZUAR, NJË MESAZH BESIMI DHE DREJTËSIE SOCIALE

Në vijim të përvojës së suksesshme të projektit C.A.U.S.E, mbështetur nga Bashkimi Evropian, përmes të cilit tre prona të konfiskuara nga krimi i organizuar u shndërruan në sipërmarrje sociale, Partnerët Shqipëri ka nisur zbatimin e një projekti të ri në këtë drejtim.

Ripërdorimi Social i pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar, një mesazh besimi dhe drejtësie sociale synon promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për ripërdorimin e qëndrueshëm të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar dhe shndërrimin e tyre nga OSHC-të në hapësira për komunitetet lokale të përdorura për qëllime sociale, kulturore, rehabilitimi, etj., për të përfituar viktimat e krimit të organizuar, ata të krijuar nga krimi, dhe komuniteti në përgjithësi.

Projekti do të kontribuojë për të edukuar publikun e gjerë në Shqipëri drejt ndikimit pozitiv të një administrimi korrekt të pasurive të konfiskuara, si dhe dëmit që shkakton një qasje e paligjshme në drejtim të konkurrencës, punësimit dhe zhvillimit ekonomik, parë në një këndvështrim afatgjatë. Ai do të mundësojë gjithashtu për hartuesit e politikave një skemë të re zhvillimi dhe një qasje më efektive për të menaxhuar pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar.

Nga ana tjetër, projekti do të kontribuojë në përmirësimin e kuadrit rregullator për ripërdorimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar, përmes një analize të kornizës ligjore dhe procedurave të agjencive zbatuese, dhe advokimit që rekomandimet e dhëna të përkthehen në veprime konkrete. Gjithashtu, projekti do të kontribuojë në krijimin e një grupi të ri organizatash të afta për të menaxhuar projekte komunitare në pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar, dhe për të udhëhequr nisma antikorrupsion në Shqipëri, përmes përgatitjes dhe shpërndarjes së një udhëzuesi praktik për OShC-të.

Projekti bazohet në besimin se ripërdorimi i pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar paraqet një mundësi të qartë për të treguar se ekonomia e ligjshme mund të jetë më efikase dhe e përshtatshme se ajo e paligjshme. Ai pritet të demonstrojë mundësinë e shndërrimit të një pasurie të konfiskuar nga krimi i organizuar, dhe në përgjithësi çdo të mire të përbashkët, në një mundësi që të bashkojë interesin publik dhe qëndrueshmërinë social-ekonomike.

Sipërmarrjet KeBuono! Pasticeri Sociale në Fier, Kafe Biblioteka Kinfolk në Durrës, dhe Garazhi Social në Sarandë, të ngritura me mbështetjen e projektit CAUSE do të përbëjnë një shembull të shkëlqyer për të frymëzuar aktorë të ndryshëm aktivë, përfshirë OShC-të dhe komunitetet lokale, që të kontribuojnë për vendin e tyre në një mënyrë ndryshe.


“Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar, një mesazh besimi dhe drejtësie sociale” zbatohet me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.