Sesione rrjetëzimi mes përfaqësuesve të shoqërisë civile
Partnerët Shqipëri në kuadër të ndërtimit të rrjetëzimit dhe partneritetit midis OJF-ve, përgjatë një viti prej mars 2018- prill 2019, organizoi gjashtë sesione rrjetëzimi me përfaqësues të shoqërisë civile në qytetin e Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Korcës.
Rreth 60 përfaqësues të OJF-ve, të grupuara sipas fushave të aktivitetit, patën mundësi të paraqesin dhe diskutojnë mbi nevojat dhe sfidat e hasuara gjatë zbatimit të projekteve të tyre. Gjithashtu, sesionet e rrjetëzimit shërbyen për të ndarë përvojat midis përfituesve që po zbatojnë iniciativa të ngjashme për të identifikuar mundësitë për bashkëpunim dhe aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.
Bazuar në nevojat e identifikuara gjatë sesioneve të rrjetëzimit, ekspertët e PSh, gjatë të njëjtës periudhë, zhvilluan 20 sesione këshillimi individual për përfaqësues të OJF-ve të interesuara për të punuar më tej për rritjen e kapaciteteve të tyre.
Projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.