Shpallet thirrja për aplikime për eventin “Rrathë Dhurues” (Giving Circle) 2022

A keni një ide inovatore që mund të përmirësojë cilësinë e jetës së një komuniteti të caktuar por nuk keni para? 

Jeni duke zbatuar një nismë konkrete në komunitet por nuk keni burime të mjaftueshme?

Kjo është mundësia e duhur për ta vënë në praktikë idenë tuaj!

Partnerët Shqipëri hap thirrjen për aplikime për të gjitha OJF-të që kanë një ide konkrete apo nismë në zbatim për të sjellë ndryshim social në një komunitet të caktuar, përmes mbështetjes edhe nga vetë komuniteti.

 

Çfarë është eventi “Rrathë Dhurues”?

“Rrathë Dhurues” është një event i cili mbledh së bashku individë nga fusha të ndryshme duke vënë në dispozicion ekspertizën, kohën dhe burimet financiare për të mbështetur projekte/kauza konkrete që sjellin ndryshime sociale në komunitete të caktuara. Përmes këtij eventi do të mundësohet mbështetja e tre nismave konkrete komunitare.

 

Partnerët Shqipëri do të zbatojë këtë nismë inovatore sipas komponentëve të mëposhtëm:

  1. Hapja e thirrjes për aplikime për OJF të cilat kanë një ide inovatore apo nismë në zbatim për të kontribuar apo ndikuar në komunitete të caktuara;
  2. Sesion informues për të orientuar OJF-të e interesuara.  Sesioni i informimit do të zhvillohet më datë 13 prill 2022. Regjistrohuni paraprakishit në këtë link: https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZ0ocuCtrD8qHtakC8hSb48ToW4LG-PBDrqm
  3. Përzgjedhja e 3 ideve më të mira të cilat synojnë sjelljen e një ndryshimi në komunitetet e targetuara;
  4. Trajnimi i përfaqësuesve të ideve fituese për të realizuar një prezantim të suksesshëm gjatë eventit;
  5. Prezantimi i idesë në event – çdo ide do të prezantohet dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve të audiencës brenda 12 minutave. Mbështetësi i çdo ideje do të prezantojë qëllimin e mbështetjes dhe do të motivojë audiencën që t’i bashkohet kësaj kauze. Moderatori i eventit do të ftojë audiencën të dhurojë për secilën nga idetë e përzgjedhura. Dhurimet do të llogariten live. Shuma minimale e synuar për secilën ide është 300,000 lekë.
  6. Promovimi i ideve të financuara. Tre idetë e financuara do të promovohen gjerësisht përmes të gjitha kanaleve të komunikimit për të promovuar zbatimin dhe rezultatet e ndërhyrjeve.


Aplikimi dhe Afatet Kohore

  • Thirrja është e hapur për të gjitha OJF-të që kanë një ide inovatore apo një nismë në zbatim që ka qëllim përmirësimin e jetës së komuniteteve të caktuara
  • Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar Formën e Aplikimit dhe Deklaratën e Mbështetësit.
  • Afati për dërgimin e aplikimeve është data 29 prill 2022.  Aplikimet duhet të dorëzohen me email në adresën kkeruti@partnersalbania.org

Për  më shumë informacion shfleto këtu Broshurën Informuese

Forma e Aplikimit Shkarko
Deklarata nga mbështetësi Shkarko