Fushatë solidariteti “Bëj një Fëmijë të Lumtur”

Partnerët shpalli një thirrje publike për mbledhjen e dhuratave për fëmijët në nevojë, si një akt për të treguar vëmendjen dhe mbështetjen e shoqërisë ndaj tyre. Lodrat, veshjet dhe librat e mbledhura përmes kësaj nisme iu dhuruan fëmijëve të Fshatit SOS dhe fëmijëve me aftësi ndryshe që frekuentojnë Qendrën Ditore “Qendrojmë së Bashku”.

Kjo nismë ishte një nga aktivitetet e Festivalit të Solidaritetit, që synon promovimin e shembujve të mirë të solidaritetit ndër breza.


Festivali i Solidaritetit zhvillohet në kuadër të projektit “Të festojmë Solidaritetin”, i mbështetur nga programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian. Projekti synon të hulumtojë, nxisë debatin dhe të avancojë solidaritetin si një temë vendimtare në shoqëritë evropiane. Ai kontribuon në një të kuptuar më të mirë dhe promovimin e vlerës së solidaritetit në kohë të krizave të ndryshme brenda shoqërisë, në nivel vendi dhe në nivel Evropian. Projekti zbatohet nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni.