Vëmendje ndaj të moshuarve
Partnerët Shqipëri mobilizuan disa kompani dhe një grup vullnetarësh të cilët dhuruan produkte të ndryshme për t’ia lehtësuar qëndrimin banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve. Ata kaluan disa orë me të moshuarit, duke u dhuruar atyre një ditë ndryshe.
Kjo vizitë u organizua në kuadër të Festivalit të Solidaritetit, një seri aktivitetesh me qëllim promovimin e shembujve të mirë të solidaritetit ndër breza.
Klikoni këtu për të vizituar një foto galeri nga eventi.
Festivali i Solidaritetit zhvillohet në kuadër të projektit “Të festojmë Solidaritetin”, i mbështetur nga programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian. Projekti synon të hulumtojë, nxisë debatin dhe të avancojë solidaritetin si një temë vendimtare në shoqëritë evropiane. Ai kontribuon në një të kuptuar më të mirë dhe promovimin e vlerës së solidaritetit në kohë të krizave të ndryshme brenda shoqërisë, në nivel vendi dhe në nivel Evropian. Projekti zbatohet nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni.