Startoi puna në Bashkinë Berat dhe Bashkinë Elbasan për hartimin e Strategjisë Antikorrupsion!

Startoi puna në Bashkinë Berat dhe Bashkinë Elbasan për hartimin e Strategjisë Antikorrupsion!

Në datat 19 dhe 23 shkurt Partnerët Shqipëri zhvilloi takimet e para me Koalicionet Drejtuese në bashkitë respektive për të diskutuar rreth Vizionit dhe Misionit të Strategjisë Antikorrupsion, si dhe fillimin e procesit të diagnostikimit për identifikimin e aktiviteteve dhe shërbimeve më të ndjeshme ndaj praktikave korruptive.

Partnerët Shqipëri është pjesë e një konsorciumi rajonal të organizatave nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kroacia që po zbatojnë komponentin “Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore” të fazës së II-të të Programit për Partneritetin Urban (UPPII) të Grupit të Bankës Botërore.

12747470_1098639110179051_7263754224001627765_o IMG-20160223-WA0011 image-9bccdc4dd15fa3e77bc2bd89df8a0d1c0a4945a16f349613fdae7dc244ba6aef-V